Haradinaj viziton Becin e Gjakovës, vlerëson kontributin për lirinë
19 janar 2026
| 21:57
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar fshatin Bec të Gjakovës, ku u prit nga Muharrem Musa në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore.
Haradinaj vlerësoi kontributin historik të këtij fshati për lirinë e atdheut, duke kujtuar edhe bashkëluftëtarët me të cilët, siç tha, pati nderin të ishte krah për krah gjatë luftës çlirimtare.



