Harrisi: Bideni është luftëtar, do ta përballojë këtë sfidë

19 maj 2025 | 08:30

Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris, i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës.

Ajo shprehet e pikëlluar për këtë lajm, por thotë se Bideni do ta përballokë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij.

“Doug dhe unë jemi të pikëlluar kur mësuam për diagnozën e kancerit të prostatës të Presidentit Biden. Ne e mbajmë atë, dhe gjithë familjen e tij në zemrat dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe”.

“Joe është një luftëtar – dhe unë e di se ai do ta përballojë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që kanë përcaktuar gjithmonë jetën dhe udhëheqjen e tij. Shpresojmë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka thënë Harris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët izraelitë kanë nisur prishjen e Spitalit Indonezian në Rripin…