Harry dhe Meghan rikrijojnë “oborrin” e tyre, kritikët i quajnë hipokritë

26 maj 2025 | 11:01

Princi Harry dhe Meghan Markle po përballen me akuza për hipokrizi, pasi kanë ngritur një strukturë të re stafi që ngjason shumë me atë të pallatit mbretëror – pikërisht institucionin që e kanë kritikuar publikisht prej vitesh.

Sipas MailOnline-it, çifti ka riorganizuar ekipin e tyre, duke emëruar Meredith Kendall Maines në krye të një grupi prej 11 personash, me bazë në Montecito dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Organizimi, që do të mbështesë fondacionin Archewell dhe sipërmarrjet komerciale të çiftit si marka “As Ever” e Meghan dhe projektet e ardhshme të Harry-t, ka ngritur shumë vetulla.

Eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams e cilëson lëvizjen si “ironike”, duke kujtuar se Harry ka kritikuar ashpër strukturat e ngjashme në librin e tij Spare. Ndërkohë, autori Tom Bower e sheh këtë si një përpjekje të fundit “për të mbajtur gjallë markën e tyre” dhe e përshkruan si një “grup burokratësh të kushtueshëm, jo një oborr mbretëror”.

Në sfondin e kësaj riorganizimi që vjen me shumë zhurmë, rikthehen edhe polemikat për largimin e shpeshtë të stafit dhe akuzat për ngacmim që kanë ndjekur çiftin – pretendime të mohuara nga Meghan.

A do të jetë kjo riorganizim një kthesë e suksesshme apo thjesht një tjetër përpjekje për të ruajtur ndikimin në skenën publike? Koha do ta tregojë?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranojë migrantët që mbërrijnë…