
Hasani i PDK-së bisedon me Bahtirin e LV-së: Njihem qëmoti me të
27 maj 2025
| 10:55
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, është parë duke biseduar me deputetin e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, pak para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas takimit, deputeti Hasani është pyetur nga mediet se çfarë kanë biseduar më deputetin Bahtiri, ku deputeti i PDK-së është përgjigjur shkurt.
“Njihem qëmoti me të”, ka thënë Hasani. /EO