Hasani i PDK-së fton qytetarët që të protestojnë për bllokadën në Kuvend

29 maj 2025 | 11:18

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e votimit.

Ai para RTV21 tha se ka pasur tendenca për t’i bindur deputetët për ta votuar kryekuvendarin.

Derisa u pyuet për bisedat që ka zhvilluar me Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes ditë më parë.

“Ka qenë pjesa e organizmit për përvjetorin e burgut të Dubravës , ka qenë pikërisht për çështjen e burgut, krimin që është bërë në burgun e Durbavës, ka qenë një manifestim i cili nuk duhet të trajtohet bashkë, ai kalon të gjitha përmasat e partive politike, është një ndjenjë kombëtare”, tha Hasani.

Derisa sa i përket bllokadës në Kuvendin e Kosovës ai ftoi qytetarët që të protestojnë.

“Unë kisha pas dëshirë që të gjithë qytetarët të mblidhen pranë Kuvendit ta bëjnë protestën dhe t’’i detyrojnë deputetët ta bëjnë një zgjidhje”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli kosovar Edon Zhegrova pritet të bëhet transferimi i parë…