Hasani nënshkruan në Arabi me Al Raedin

17 gusht 2018 | 16:47

Ferhan Hasani ka nënshkruar me skuadrën Al Raed nga Arabia Saudite. Sulmuesi nga Tetova deri më tani ishte pa klub, por vendosi ta vazhdojë karrierën në Arabi.

Hasani ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me përfitime prej 1.2 milionë dollarësh apo diçka më shumë se një milion euro. Paraprakisht për ‘Bubën’ spekulohej se karrierën do ta vazhdojë në Turqi por, si duket, nuk ka mundur të arrijë marrëveshje me klubet turke.

Hasani ishte një ndër futbollistët më të mirë te Shkëndija duke i ndihmuar ta rikthejë edhe titullin kampion të Maqedonisë. Ai më herët ka luajtur për skuadrën e madhe gjermane Wolfsburg dhe atë daneze Brondby.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit në mes të kryeministrit të Malit të Zi,…