
Hasani: Pa Kuvend nuk mund të shkohet as në zgjedhje të reja
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka nisur që nga prilli.
Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 qershor 2025, i cili e obligon Kuvendin të përfundojë konstituimin brenda një afati 30-ditor, procesi vazhdon të ngecë. Me vetëm 11 ditë të mbetura deri në skadimin e këtij afati kushtetues, më 26 korrik 2025, bllokada politike mbetet e pandryshuar.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, në një prononcim për “FrontOnline”, ka thënë se nuk është e mundur të shkohet në zgjedhje të reja pa u konstituuar fillimisht Kuvendi i Kosovës.
“Në zgjedhje nuk shkojmë, sepse duhet të kemi Kuvend për të shkuar në zgjedhje – ne ende nuk kemi” ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se ekziston ende ka kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike para datës 26 korrik, kur skadon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e konstituimit të Kuvendit, mirëpo nuk e sheh këtë si të arritshme
“Për marrëveshje ka mundësi të ndodhë ndonjë para afatit ligjor të Kushtetueses. Po me atë që po shohim, duket që nuk është e paarritshme”, ka deklaruar Hasani.