
Hasani rreth ndryshimit të ligjit për Specialen: Jemi vonë, asgjë s’mund të bëjmë
03 gusht 2025
| 18:00
Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se tanimë është vonë të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale.
Derisa po fliste në emisionin “Info Magazine”, Hasani tha se edhe po të ndryshohej ligji, asgjë nuk mund të bëhej më, pasi sipas tij, misioni tanimë është kryer.
“Mendoj që është vonë. Me pasë mundësi, sot e kisha ndërru. Kemi pasur një mundësi, ata që flasin sot e kanë pasur një mundësi ta bëjnë, në 2019. Por hezituan, u frikësuan”, u shpreh Hasani.
“Jemi vonë, edhe me ndryshu ligjin, asgjë s’mund të bëjmë. Është kryer misioni, tani kemi vetëm 15 dëshmitarë të mbrojtjes”.