Hasani: Të gjitha partitë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit

07 korrik 2025 | 11:06

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, para nisjes së seancës konstituive të legjislaturës së 43-të,  ka theksuar se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit bie mbi të gjitha partitë politike.

Sipas tij është duke munguar gatishmëria për të marrë hapin drejt një zgjidhjeje, ndërsa ka theksuar se partia fituese ka përgjegjësinë më të madhe.

“Asnjë s’është i gatshëm me marrë iniciativën për të bërë zgjidhje”, ka thënë Hasani, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje të zbatimit.

“Gjykata Kushtetuese ka pru një vendim, dhe jemi duke pritur a do të ketë ndryshime apo jo. Krejt është përgjegjësi e kryetarëve të partive politike për me gjet zgjidhjen, partia e parë ka përgjegjësinë më të madhe, partitë e tjera po ashtu në nivelin e përqindjes. Asnjë s’është i gatshëm me marr iniciativën me bë zgjidhje”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj,…