Haskuka pret në takim ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

12 nëntor 2020 | 14:16

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur të enjten në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e Komunës së Prizrenit me ambasadën hungareze dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos në ekonomi dhe në arsim.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haskuka dhe ambasadori Bencze po ashtu diskutuan për mundësinë e binjakëzimit të Prizrenit me qytetet e Hungarisë dhe themelimin e një konsullate nderi të Hungarisë në Prizren.

Me këtë rast, kryetari Haskuka falënderoi ambasadorin hungarez për 75 bursat e ndara nga shteti i tyre për studentët e Kosovës dhe për pajisjet mjekësore të ofruara nga qeveria hungareze në luftën kundër pandemisë.

(Q.R / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, pas takimit me përfaqësuesit e bizneseve të…