
Haxhiu: Ka një tendencë të vazhdueshme për të bllokuar konstituimin e Kuvendit nga opozita
Deputetja e LV-së, njëherit kandidate për kryeparlamentare Albulena Haxhiu, ka theksuar se ka një tendencë të vazhdueshme për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke përmendur që kjo ka ndodhur për shkak të qëndrimeve të opozitës.
“Ka një tendencë të vazhdueshme për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës nga opozita. E kemi Kushtetutën, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe letrën e Presidentes Osmani, që i japin mundësinë deputetëve të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë. Deputetët nuk mund të lirohen nga ky rregullim”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka folur edhe për letrën që kryesuesi i seancës Avni Dehari i kishte drejtuar presidentes Vjosa Osmani për pengesat që janë krijuar në këtë proces.
“Avni Dehari i është drejtuar Presidentes për pengesat që po krijohen. Presidentja ka theksuar se duhet të gjendet një zgjidhje mes partive politike për të konstituuar Kuvendin,” tha Haxhiu.