Haxhiu thotë se do ta dërgojnë në Kushtetuese vendimin e Supremes: Për mua është i habitshëm

17 korrik 2025 | 12:13

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të vazhdojnë të mbajnë mbledhje të qeverisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme.

“Po do të vazhdojmë të mbajmë mbledhje të qeverisë se jemi qeveri në detyrë. Shteti nuk mund të mbetet pa qeveri të paktën tranzitore, pra që është në detyrë për t’i kryer obligimet që ka deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, ka thënë Haxhiu pas dështimit të 48 të konstituimit të Kuvendit.

Ajo është pyetur edhe për vendimin e Supremes, për të cilin ka thënë se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në cilën faqe shkruan vendimi i Supremes që ne duhet t’i lirojmë (pozitat)? Unë nuk jam deklaruar për këtë, por për mua ka qenë një aktgjykim i habitshëm. Por meqë po më pyesni për mua ka qenë një aktgjykim i habitshëm sepse së pari i ka tejkaluar kompetencat që ka. Ka hyrë në kompetencat e Kushtetueses. Ne do ta ankimojmë vendimin e Supremes sepse e kemi të drejtën e dërgimit në Gjykatë Kushtetuese, prandaj do t’i mbetet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë vlerësimin për këtë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë…