
Haxhiu thotë se LV-ja do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja
01 korrik 2025
| 12:17
E propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky subjekt politik do të marrë pjesë në takimin e partive politike, të ftuara nga presidentja Vjosa Osmani.
“Ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë në takimet e radhës, të ftuar nga presidentja Osmani. Nuk përjashtojmë asnjëherë këto takime që ftohen edhe nga kryetari Kurti. Është e pakuptimtë të shkosh në takim dhe të mos bësh asnjë lëvizje, për sa kohë ne kemi bërë lëvizje”, ka thënë ajo.