Hazardi e konfirmon: Nuk largohem nga Reali

31 maj 2021 | 18:10

Eden Hazard është një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Real Madrid dhe një nga më të paguarit në klub, por loja e tij dhe gjendja fizike ka lënë për të dëshiruar, duke mos treguar aspak cilësitë, që kemi parë te Chelsea.

Javëve të fundit është folur shumë mbi largimin e tij nga  madrilenët, por sulmuesi zgjedh t’i japë fund vetë të gjithë zërave dhe deklaron se dëshiron të qëndrojë te Real Madrid për të provuar veten se është një lojtar i madh.

“Kam edhe tre vite me nga fundi i marrëveshjes me Real Madrid, kështu që rikthimi në Angli nuk është në planet e mia. Të gjithë e dinë se dy sezonet e para te Real Madrid nuk ishin të mira për mua. Dua të provoj veten në këtë klub”, ka thënë Hazard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrëfime nga i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës,…