Haziri krenohet se anuloi një tender të Drejtorisë së Arsimit që shkilte ligjin

12 janar 23:18

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë publik në orët e vona një vendim që thotë se e ka marrë para pak çastesh.

Përmes profilit të vet në “Facebook”, kreu i Gjilanit ka thënë se ka anuluar një konkurs të Drejtorisë së Arsimit në Komunën që ai i prinë.  Ai ka thënë ta ketë bërë për shkak të tejkalimeve të autorizimeve.

“Sapo e anulova një konkurs të Drejtorisë së Arsimit, për shkak të tejkalimit të autorizimeve zyrtare e konfliktit të interesit dhe autorizova rishpalljen e tij. Toleranca do të jetë zero sa i përket shkeljes së ligjeve në fuqi”, ka thënë Haziri, përcjell Koha.net. “Ky vendim nuk i pengon në asnjë mënyrë parapërgatitjet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në shkollat e Gjilanit dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Përkundrazi, jemi të vendosur në realizimin e objektivave të mëdha për arsimin në Gjilan”, ka shkruar Haziri.

No automatic alt text available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, deklaroi se ka shkarkuar katër…