Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

01 qershor 2025 | 08:20

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe deputeti Lutfi Haziri ka reaguar pas dështimit të sërishëm për të zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Në një postim në ‘Facebook’, Haziri kujtoi se LDK-ja ka mbështetur në të kaluarën gra në pozita të larta shtetërore, por gjithmonë në bazë të marrëveshjeve të mirëkuptuara dhe për hir të funksionimit të Republikës.

“Kemi votuar dy presidente gra, por me marrëveshje e për Republikën, që kishte besim e shpresë te populli.
Kemi votuar pa kushte e kërkesa politike, edhe pse votuesit nuk e pëlqenin, por Republika duhet të ecte para.
Tash, për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri.
As për grua e as për burrë, por për pëfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontabandës politike, por të meritës politike. Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës. Republika, mbi të gjitha!”, ka shkruar Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një dite me temperatura të larta, moti pritet të…