
Haziri merr dhuratë një pikturë me portretin e tij
27 prill 2021
| 12:30
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune, nxënësen e Shkollës së Mesme të Artit “Adem Kastrati” në Gjilan, Elmira Abazi, e cila i dhuroi portret pikturën e kryetarit Haziri.
“E falënderoj shumë për punën dhe angazhimi që ajo dhe të gjithë nxënësit e kësaj shkolle po bëjnë për çdo ditë. Gjilani ka ndryshuar dhe vërtet po e mbanë me të drejtë epitetin e qendrës së kulturës. Aktiviteti dhe energjitë e reja janë detyrë që Komuna e Gjilanit të mbështet pafundsisht”, ka thënë Haziri.