
Haziri: Nga java e ardhshme po bëhemi gati për vaksinim masiv
01 qershor 2021
| 16:29
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga java e ardhshme në këtë komunë të fillojnë me vaksinim masiv kundër Covid-19.
Në emër të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, Haziri ka treguar se deri tani në Gjilan janë vaksinuar 2 846 qytetarë, përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë.
Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21 480 mostra, 6 424 kanë rezultuar pozitivë, 6 263 janë shëruar, 146 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 20 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 5 persona, dhe 42 mostra në pritje për rezultat.