
Haziri për LV-në: Kemi një lloj kokëfortësie politike për të mbërritur qëllime të tjera
21 korrik 2025
| 11:58
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës )LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke tentuar të arrijë qëllime të tjera përmes ngërçit në Kuvend.
“Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, ka thënë Haziri pas dështimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit.
Sipas Hazirit, kjo verë do të karakterizohet me këtë situatë.
“Kemi një lloj kokëfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike”, ka deklaruar Haziri.