
Hektor Beqiri, edhe njëherë, mori rrugën drejt Hagës
15 tetor 2025
| 01:24
Vizitoi Presidentin Hashim Thaçi — me zemrën plot mall për atdheun. Mes përqafimeve e fjalëve të pakta, por të rënda sa një betim, Thaçi përcolli mesazhin e tij: “Të fala Kosovës. Ju dua shumë!”
Postimi i tij i plotë:
U çmalla shumë sot me Presidentin. Më kishte marrë malli për të biseduar me një burrështetas të pathyeshëm, që edhe brenda katër mureve të Hagës mbetet simbol i forcës, dinjitetit dhe frymëzimit.
Presidenti dhe të gjithë krerët e UÇK-së së shpejti do të jenë të lirë. Dita e lirimit të tyre po afrohet.
Deri atëherë, atdhedashurinë e kanë të burgosur, por dihet: “Të fala Kosovës. Ju dua shumë!”.
Dielli po lind përsëri për Kosovën!