Hektor Beqiri: Edi Rama e ka bërë Shqipërinë qendër të Ballkanit Perëndimor – Presim të lirohen edhe krerët e UÇK-së

18 maj 2025 | 00:42

Atdhetari i shquar dhe biznesmeni i njohur, Hektor Beqiri, ka vlerësuar lart rolin e kryeministrit Edi Rama në afirmimin e Shqipërisë si faktor kyç në rajon. Përmes një reagimi, ai ka theksuar se mikpritja shqiptare, e dëshmuar më së miri në një forum ndërkombëtar të mbajtur së fundmi në Tiranë, ka qenë ndër më të veçantat e dekadave të fundit.

“Edi Rama e ka bërë Shqipërinë qendër të Ballkanit Perëndimor. Hiç më larg se dje, mikpritja shqiptare ishte ndër më të veçantat e forumeve ndërkombëtare që mbahen mend në dekadat e fundit,” u shpreh Beqiri.

Ai gjithashtu ka vlerësuar mandatin e katërt të Ramës si të fituar me meritë të plotë, duke u shprehur optimist për të ardhmen evropiane të vendit: “Në mandatin e katërt që Edi Rama e fitoi me plot meritë, Shqipërinë e pret anëtarësimi në familjen evropiane, i cili është vend plotësisht i merituar edhe nga shqiptarët.”

Në fund, Beqiri nuk la pa përmendur edhe zhvillimet që prekin Kosovën, duke shprehur shpresën se shumë shpejt do të lirohen edhe krerët e UÇK-së, në mënyrë që, siç tha ai, “edhe Kosovës t’i vijnë ditë më të mira.”

https://www.facebook.com/share/v/1AXE6eVkvv/?mibextid=wwXIfr

https://www.facebook.com/share/v/1BRbGZMhgP/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku…