HEROI I KOSOVËS SHABAN VIQA – BACI BIRI I MADH E LUFTARAK I ÇLRIMIT TË ATDHEUT

10 prill 00:00


Ismet Sylejmani

10 Prilli i vitit 2009, shënon datën e zezë, atëherë kur ndalet zemra e madhe e shqiptarit të lavdishëm, birit besnik, luftëtrait e komandantit të tri Ushtrive Çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja, Heroit të Kosovës Shaban Viqa – Baci!

Përvjetorët për Heroin e Kosovës Shaban Viqa – Baci, janë momentet e mëdha kur nderimi ynë, aty ku pushon trupi i shenjtë dhe i shtrenjtë i bartësit të uniformave luftarake të tri Ushtrive Çlirimtare në pjesët e robëruara të tokës së Kombit tonë, janë rastet dhe çastet e mëdha për neve shokëve e bashkëluftëtarëve, të shkojmë e të nderojmë pranë nderit të Atdheut, afër vendprehjes ku është brenda trupi i atij Bacit, që i rrihte zemra pandalur për liri e çlirim të vendit nga Serbia pushtuese!

Në nderim të jetës dhe veprës së pavdekshme të lavdimadhit, ushtarit e komandantit të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së Kombëtare, Heroit të Kosovës Shaban Viqa – Baci, te varri i Tij, në fsh. Greme të Ferizajt, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta, nderimi e përulja, e familjarëve të afërt e të largët të Tij, shokëve dhe miqve të shumtë, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve nga të gjitha anët, është gjest i madh kombëtar dhe mirënjohje e thellë për tërë kontributin kolosal të simbolit për bashkim!

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës Shaban Viqa – Baci!

Prishtinë, 10 Prill 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka komentuar Presidenten…