Herolind Shala nderohet me mirënjohjen e karrierës 

18 nëntor 2025 | 20:32

Sot, para ndeshjes Kosovë – Zvicër, presidenti Agim Ademi në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka nderuar ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës, luftëtarin e vërtetë të fanellës dardane, Herolind Shala, me mirënjohjen e karrierës.

Kësisoj u nderua lojtari që nuk kurseu asnjëherë veten dhe që luftoi me zemër, me karakter dhe me përkushtim të plotë për Kosovën.

Herolind Shala ishte shumë më tepër se një mesfushor. Ai ishte ritëm, zemër, frymëzim.

“Ishte shembull për bashkëlojtarët dhe krenari për çdo tifoz.

Për çdo duel të fituar.
Për çdo moment sakrifice.
Për çdo ndeshje ku na bëre të ndiheshim krenarë – Faleminderit, Herolind!

Fanella jonë e ka ndjerë forcën tënde.
Tifozët tanë e kanë duartrokitur shpirtin tënd luftarak.
Dhe historia jonë do ta mbajë gjithmonë emrin tënd me nder.  Mirënjohja e karrierës iu dorëzua nga presidenti Agim Ademi nën duartrokitjet dhe brohoritjet e tifozëve “Herolind Shala” Respekt i përjetshëm, Herolind Shala!”, ka njoftuar FFK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka falënderuar gjeneralin Clark për dëshmin…