Hill: Gelbard e quajti UÇK-në ‘terroriste’, sikur i dha sinjal sulmit serb në familjen Jashari

10 nëntor 2025 | 16:10

Diplomati amerikan, Christopher Hill,  i pyetur nga mbrojtja e Hashim Thaçit nëse ambasadori Robert Gelbard i ishte referuar UÇK -së si organizatë “terroriste”, ka thënë “po”.

Hill ka shpjeguar se Gelbard ishte bazuar në përvojën e tij në Amerikën Latine kur e kishte cilësuar të tillë UÇK-në.

“Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dhe kishte fjalë se kjo e kishte shpejtuar këtë ngjarje, pra sulmin në familjen Jashari. Gelbard sikurse kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Besoj se nuk ka provë për një gjë të tillë, por ajo është diskutuar, nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, jep sinjal serbëve të lëvizin kundër tyre”, ka thënë Hill.

Hill ka shtuar se Gelbard më pas ka marrë qëndrim shumë më të ashpër ndaj serbëve, pasi ndodha ngjarja në Prekaz, dhe përfshiu bisedë të ashpër me Millosheviqin”,

“Millisheviqi më pas deklaroi se ai nuk donte të takohej më me Gelbard. Gjithë çështja në maj filloi me fjalimin apo komentet e Gelbard nga përvojat e mëhershme”, ka thënë Hill.

Hill ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë mekanizëm për ta shpallur terroriste një organizatë të huaj dhe se ato nuk e kanë cilësuar të tillë UÇK-në.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adri Nurellari Në bregdetin lindor të Mesdheut, nën një diell…