Hill: Ishte e vështirë të gjeje njerëz në UÇK që flisnin me autoritet
10 nëntor 2025
| 16:06
Diplomati amerikan, Christopher Hill, ka shpjeguar gjatë dëshmisë se ka qenë e vështirë të gjendeshin njerëz në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të cilët mund të flisnin me autoritet për çështjen e Kosovës.
“Robert Gelbard, i cili kishte mbajtur pozitën që e mora unë pas tij, ai kishte pasur takime me shqiptarë të Kosovës në Zvicër dhe ai kishte dëgjuar se ata ishin udhëheqës të UÇK-së. Por, nuk kishte prova që ata ishin udhëheqës të saj”, ka thënë Hill.



