Hill: Nuk e di nëse Thaçi ishte ndër themeluesit e UÇK-së

11 nëntor 2025 | 13:33

Diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill po e vazhdon dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Prokurori tani ka përqendruar pyetjet te takimi i Hillit me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në Dragobil në nëntor të vitit 1998.

Prokurori: Në takim me Hashim Thaçin, a ishit ndier që ishit në praninë e një vrasësi apo nuk ishit ndier?

Hill: Jo, nuk isha ndier ashtu, raporton REL.

Hill dëshmon se nuk është i sigurt nëse Hashim Thaçi ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Nuk e di nëse Hashim Thaci ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit, me sugjeron që ai nuk ka qenë”, tha Hill.

Ai shtoi: “Nuk jam në gjendje ta konfirmoj një gjë të tillë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i ekipit kombëtar suedez të futbollit, Carl Starfelt, është…