Hill: S’e dinim kush i lëshonte komunikatat e UÇK-së

12 nëntor 2025 | 11:35

Diplomati Christopher Hill, ka thënë se nuk e dinte se kush i lëshonte komunikatat e UÇK-së, ku përmendeshin edhe emra të udhëheqësve, andaj tha se nuk e dinte nëse kjo organizatë kishte një strukturë.

“Nuk mund t’i përdornim komunikatat për të përcaktuar një strukturë bazë hierarkike”, ka thënë Hill në Gjykatën Speciale.

Kur është pyetur për drejtorinë politike të UÇK-së, Hill ka thënë se kishte mësuar se Hashim Thaçi ishte pjesë e këtij organi, por nuk e dinte se kush tjetër ishte pjesë e saj.

“Kishte shumë persona, që nuk ishin në Qeveri, apo në agjenci të tjera amerikane që përpiqeshin të mësonin se kush e udhëhiqte UÇK. Kur dilnin emra të rinj, ne interesoheshim. Një prej këtyre emrave ishte drejtori publik. Por, ne duhej ta komunikonim këtë person”, ka thënë Hill.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alaudin Hamiti, moderatori i Big Brother VIP Kosova, ka shpërndarë…