Hill: Thaçi nuk ishte vendimmarrës

12 nëntor 2025 | 13:35

I fundit nga trupi gjykues që i parashtroi pyetje Hillit ishte gjykatës Christoph Barthe. Ai kërkoi nga Hilli të shpjegonte se si ishte e mundur që Thaçi, që Hill tha se nuk e dinte nëse ishte themelues i UÇK-së, të merrte një rol kaq të madh në Rambuje dhe më pas në Qeverinë e përkohshme të Kosovës.

Hill tha se për këtë s’ka shpejgim, por mendon se Thaçi s’ishte vendimmarrës.

“S’kam shpjegim, por kam mendime. Në nga to është mbase nuk ishte aq i fuqishëm sa shikohej nga jashtë. Sepse çdo vendim që merrte ai vinte si rezultat i shumë konsultimeve pararendëse. Përshtypja ime është që ai ishte një bashkëbisedues i besueshëm, por nuk ishte vendimmarrës. Kjo përshtypje bënte kuptim kur ai na tha se nuk mund të pajtohej lidhur me atë që ishte bërë në Rambuje, dhe shembull na tha që nëse pajtohej pa u konsultuar kur të kthehej do ta vrisnin. Një vendimmarrës nuk e bën një koment të kësaj natyre. Unë e kam kuptuar se ai ishte i besuar për të mbledhur informacione. Atij i besohej të parashtronte argumentet e UÇK-së, por nuk ishte i besuar në vendimmarrje, nuk i ishte lënë në dorë vendimmarrja”, tha Hill, raporton Rel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës…