Hillary Clinton do ta nominojë Trumpin për Nobelin e Paqes nëse ai i jep fund luftës në Ukrainë

15 gusht 2025 | 16:25

Presidenti Donald të premten mori një zotim të papritur për nominim për Çmimin Nobel për Paqen – një nga rivalet e tij më të betuara, Hillary Clinton.

Kundërshtarja demokrate e Trumpit i ka thënë podkastit “Raging Moderates” se ajo do ta nominonte me dëshirë atë për çmimin e shquar nëse ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë pa lejuar presidentin Vladimir Putin të merrte territor nga fqinji i saj, raporton “New York Post”.

“Sinqerisht, nëse ai mund t’i jepte fund kësaj lufte të tmerrshme, nëse ai mund ta përfundonte atë pa e vendosur Ukrainën në një pozicion ku ajo duhej t’ia lëshonte territorin e saj agresorit, nëse ai mund t’i kundërvihej Putinit – diçka që nuk e kemi parë, por ndoshta kjo është mundësia – nëse presidenti Trump do të ishte arkitekti i kësaj, unë do ta nominoja atë për Çmimin Nobel për Paqen”.

“Sepse qëllimi im këtu është të mos lejoj kapitullimin ndaj Putinit”, ka thënë Clintoni.

Kjo ofertë e papritur, ka ardhur ndërsa Trumpi ishte rrugës për në Alaskë për bisedimet historike me homologun e tij rus, ku shpreson t’i japë fund konfliktit trevjeçar në Ukrainë.

Ai ka shprehur dëshirën për t’u nominuar për Çmimin Nobel për Paqen në të kaluarën, duke ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij, Barack Obama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik…