Hisen Berisha: Rënia e Kurtit dhe VV-së është fakt, koha për zgjedhje të reja nacionale

12 tetor 2025 | 23:31

Pas shpalljes preliminare të zgjedhjeve lokale, ka reaguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha.

Ai ka shkruar në “Facebook” se: “Rënia e Kurtit dhe Vetëvendosjes është fakt, koha për zgjedhje të reja nacionale – tani, jo nesër!”.

Berisha ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë se rënia e Kurtit dhe e Vetëvendosjes është e pandalshme.

“Qytetarët e Kosovës kanë folur me votë, kanë refuzuar mashtrimin, arrogancën dhe kapjen e shtetit. Ky është momenti i kthesës politike. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja nacionale – tani, jo nesër. Sepse qeveria që mund të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurti 2025 nuk do ketë as legjitimitet politik, as moral. Sa më gjatë që mbahet ky pushtet i konsumuar, aq më shumë dëm i bëhet vendit dhe institucioneve të Republikës”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së…