Historike! Dinamo e Tiranës eliminon Hajdukun e Splitit dhe kualifikohet në “Play Off” të Conference League

15 gusht 2025 | 00:01

Dinamo ka arritur një kualifikim historik në fazën “play off” të Conference League, pas fitores 3-1 në 120 minuta kundër gjigantit kroat të Hajduk Split, pasi në ndeshjen e parë kroatët fituan 2-1.

Sfida e luajtur në Arenën Kombëtare dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nisi në mënyrën e duhur për të besuarit e Ilir Dajës, të cilët kaluan në avantazh me anë të Baton Zabërgjas në minutën e 13’.

Kroatët i mbyllën 90 minutat me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sanyang, ndësa fati i kualifikimit do vendosej në shtesë.

Në minutën e 99’, Karacic shënoi për miqtë, por brenda 2 minutave, Qardaku dhe Berisha kryen përmbysjen e çmendur dhe historike.

Kështu Dinamo avancon në “play off” të Conference League, aty ku do të ndeshet me polakët e Jagiellonia.

REZULTATI:

DINAMO 3-1 HAJDUK SPLIT

Zabërgja 14’, Qardaku 109’, Berisha 111’ / Karacic 99’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e…