Holyfieldi rikthehet në ring, rezistoi më pak se dy minuta

12 shtator 2021 | 16:37

Evander Holyfield, ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, rezistoi vetëm 1 minutë e 49 sekonda në rikthimin e tij në ring në një duel ekzibicioni përballë ish-kampionit të arteve marciale të përziera (UFC) Vitor Belfort.

Përballja u zhvillua në “Hard Rock Hotel&Casino”, ku Holyfield, 58 vjeç, nuk mundi të demonstronte fuqinë e grushteve të tij dhe forcën që e karakterizoi në momentet e tij më të mira si një luftëtar profesionist. Gjyqtari ndaloi duelin pa u mbushur dy minuta, pasi Holyfield u shemb fillimisht tapet pas disa grushteve të kombinuara që mori nga Belfort dhe në sulmin pasardhës të kundërshtarit të tij mezi po qëndronte në këmbë.

Ish-kampioni 44-vjeçar i arteve marciale të përziera e mposhti Holyfield që në fillim, duke mos e ndalur kurrë sulmin e tij. Në këtë duel ishte i pranishëm bë rolin e komentuesit ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kuptohet që Holyfield nuk e përballoi freskinë e kundërshtarit të tij 14 vite më të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka bërë me dije se…