Hoti e Jakupi flasin për garën e kreativitetit kulturor dhe të mendimit kritik në Shtime

28 tetor 2019 | 15:00

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Mensur Neziri, ai i Kulturës, Lumni Amrushi, zyrtarët Fatmire Ferati dhe Besnik Shala, kanë pritur në takim Rexhep Hotin, koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim Jakupi dhe Hoti kanë biseduar rreth rrjedhës së Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik si dhe atë të Diturisë në komunën e Shtimes si dhe për përgatitjet për Garën Nacionale në Sport si dhe mundësisë për bashkëorganizimin e nivelit komunal të garës me komunat e Kosovës.

Me këtë rast, Hoti është shprehur i lumtur me faktin që komuna e Shtimes ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm si në organizimin e garave, po ashtu në pjesëmarrje. “Komuna juaj është shembulli më i bukur i realizimit të programit tone, ku nxënësit tuaj kanë fituar vendet e merituara”, ka thënë Hoti.

Ndërsa nënkryetari i Shtimes, Rrahman Jakupi, është shprehur i kënaqur me organizimin e garave dhe pjesëmarrjen e nxënësve në këto gara.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen…