Hoti: Gjykata Speciale e padrejtë, por obligim ndërkombëtar
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, deklaroi se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor tё Kosovës dhe janë obligime ndërkombëtare.
“Gjykata Speciale është obligim ndërkombëtar për Kosovën që ka për qëllim që të përgjimi drejtësisë ndërkombëtare. Sado që të themi se është e padrejtë, krejt ato argument janë të qëndrueshme, por kur përballesh me akuza të caktuara siç është Raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës, miqtë tanë ndërkombëtarë me në krye ShBA kërkojë në të ketë hetim”, deklaroi Hoti në “Radio Televizionin e Kosovës” (RTK).
Sipas tij edhe kur është krijuar Gjykata Speciale, është përkrahur nga akterët vendimmarrës në Kosovë. “Ka pasur huti këto ditë për të zhbërë Specialën. Ne nuk mund të bëhemi karikaturë që me teke të ndryshme të ndërrojmë qëndrim. Ne jemi shtet serioz. Ne si LDK kemi shprehur qëndrim atë ditë për këto rrethana”, theksoi Hoti.
Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, vlerësoi se tre njerëzit që bartin përgjegjësinë në Kosovë, duhet t’i bëjnë ftesë që të aktivizohet sa më parë Gjykata Speciale që të pastrojë akuzat për krimet e pretenduara.
“Nga kjo Gjykatë nuk gjykohet Lufta e UÇK-së dhe lufta për lirinë e Kosovës, nuk i gëzohemi ne kësaj gjykate”, theksoi Hoti.