Hoti: Kuvendi duhet të shpërndahet pasi të votohet demarkacioni

13 mars 2018 | 12:16

Pas shtyrjes së seancës parlamentare në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se ky Kuvend është jofunksional për arsye të pozitës së paqëndrueshme.

“Koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën për të mbivotuar procesin e vendimmarrjes në Kuvend. Si rezultat i kësaj, ata e bojkotuan votimin për të pamundësuar kuorumin prej 61 vota. Bllokues i jetës parlamentare është pozita e paqëndrueshme, e jo opozita e cila është duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabitës. Kuvendi është bërë jofunksional. Kuvendi duhet të shpërbëhet sapo të votohet demarkacioni. Rrugë tjetër për të vendosur normalitetin në Kuvend dhe në institucione të tjera nuk ka”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idealizmi urban i heroit Rexhep Mala në disa pamje (2)…