Hoti, qeverisë Kurti: Fundin e keni afër

29 gusht 2023 | 14:49

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vazhduar me kritikat e tij ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Hotit, kjo qeveri fundin e ka afër, duke shtuar se “me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike”.

“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.  Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…