Hoti: Shumë shpejt hiqen pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë

05 qershor 2020 | 23:03

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoti shpreh besimin për një rifillim të shpejtë bisedimesh që do të drejtohen prej tij dhe në të cilat thotë ai, nuk do të diskutohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh, por vetëm për njohje të ndërsjellë.

“Unë besoj se procesi është bukur mirë i kornizuar sa u përket edhe pritjeve tona si shoqëri dhe si shtet, por edhe procedurave dhe parimeve që duhet të ndiqen në procesin e dialogut. E para, ne hyjmë në këtë proces për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë, që duhet të rezultojë me njohjen përfundimtare, sepse ka disa vite që po dialogojmë për tema që janë më teknike ndoshta, për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, për qarkullim të lirë e të tjera në segmente të ndryshme”.

“Ndërkaq, tash duhet të ulemi për të përmbyllur komplet marrëveshjen, e cila domosdo, sepse vetëm kështu ka kuptim, duhet të çojë në njohjen reciproke në mes të dy vendeve. E dyta, sa u takon parimeve që duhet t’u përmbahemi, unë mendoj se është mjaftë e qartë, kemi pozicion të qartë si koalicion qeverisës se në çfarë formati hyjmë në këtë dialog, i cili format në masë të madhe është përcaktuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar me ligjin për dialogun, ku qartësohen saktë kompetencat e institucioneve, bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës sa i përket procesit të dialogut”, u shpreh Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Islami  Haxhi Shala është deputet i Kosvës. Njëri…