Hoti viziton IKShPK-në në ditë feste, thotë se gjendja është e rëndë

31 korrik 2020 | 10:57

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot për vizitë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) për të parë nga afër gjendjen dhe për të diskutuar me personelin mjekësor.

Duke folur para mediave, Hoti ka thënë se e ka të qartë që personeli shëndetësor në Kosovë është lodhur tejmase nga kjo gjendje, dhe se sot ka shkuar që ta tregojë vlerësimin për punën e tyre.

“Personeli mjekësor në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, nuk mund ta lënë frontin… E di që janë lodhur tash e gjashtë muaj që përballen me këtë situatë…. Jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre dhe parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm, për përgatitjet që ne duhet bërë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë po ashtu se gjendja aktuale është e rëndë, mirëpo se falënderon qytetarët që në këtë ditë feste po i respektojnë masat, dhe se sipas tij apeli i qeverisë ka dhënë efekt.

Ai ka thënë se shpreson se qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave edhe në ditët pasuese.

Siç është shprehur kryeministri, është mision kombëtar për t’i dalë ballë kësaj pandemie, dhe këtë po e bëjnë mjekët duke rrezikuar edhe jetët e familjarëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ua…