
Hoti viziton kryekishën ortodokse shqiptare në ShBA ku ka shërbyer Fan Noli
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar kryekishën Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në të cilën kishte shërbyer Fan Noli.
Hoti në “Facebook” është shprehur se nënshkrimin e tij në librin e vizitorëve, e ka cilësuar si një akt respekti për figurën e Fan Nolit dhe intelektualët tjerë që kanë kultivuan miqësinë me ShBA-në.
Po ashtu, Hoti ka bërë homazhe të varri i Nolit.
Pata kënaqësinë që vizitova kryekishën Ortodokse Shqiptare në ShBA, në të cilën kishte shërbyer Fan Noli. Nënshkrimi në librin e vizitorëve ishte një akt respekti për figurën e Fan Nolit dhe shumë intelektualëve shqiptarë që vendosën dhe kultivuan ndër vite miqësinë e shenjtë të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Bëra nderime para vendit ku prehet shkrimtari, diplomati dhe historiani Fan Stilian Noli. Veprat e tij do të mbesin përherë ashtu si edhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti.