
Houthit njoftojnë se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin
Për herë të parë, Houthit e Jemenit kanë njoftuar publikisht se sulmuan Izraelin në koordinim me Iranin.
Një zëdhënës i grupit Jahja Saree tha se në 24 orët e fundit ata kishin qëlluar disa raketa balistike në qytetin izraelit të Jaffas, shkruajnë mediat e huaja.
“Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe iranian… ky operacion u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal të Izraelit”, tha Saree.
Ndryshe, Houthit janë pjesë e një rrjeti rajonal aleatësh të lidhur me Iranin, i cili përfshin gjithashtu Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit.
Grupi kontrollon një pjesë të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana’a, më shumë se një mijë kilometra larg Izraelit.
Ata fajësojnë Izraelin për paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, duke pretenduar se “cikli i konfliktit” në rajon nxitet nga “krimet e tij të vazhdueshme”.