Hovenieri e fton për drekë Hysenin: Zvarritja e dialogut, interes i Rusisë

29 prill 2022 | 15:20

Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni është pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në rezidencën e tij për drekë. Hyseni ka thënë se procesit të dialogut i duhet të përshpejtojë.

Hyseni ka thënë se kishte pajtim të plotë me ambasadorin amerikan se status quo-ja nuk i konvenon Kosovës dhe është armiku më i madh i saj.

“Bëmë një bisedë shumë të hapur dhe përmbajtjesore për aktualitetin në rajon, me theks të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe domosdonë e dialogut të përshpejtuar me Serbinë. Theksova se status quo-ja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë se status-quo-ja është kundër interesave afatgjata të Kosovës dhe ShBA-së”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është prioritet mbi të gjitha prioritet dhe urgjencë për Kosovën.

“Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, si dhe ruajtja e status quo-s është në interes të Rusisë, ishte pika për të cilën kishim pajtim të plotë me ambasadorin Hovenier”, ka shkruar Hyseni.

Për dëmin që i sjell Kosovës status quo-ja kishin folur edhe amerikanët që së fundi vizituan Kosovën. Ndihmëssekretarja e Shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e sollën këtë mesazh te krerët kosovarë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka…