
Hovenieri: ShBA-ja nuk e mbështet as ‘Shqipërinë e Madhe’ dhe as ‘Serbinë e Madhe’
16 gusht 2023
| 13:00
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.
Këtë qëndrim në emër të Uashingtonit e ka dhënë të mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.
Sipas tij, ShBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.
Ky reagim i diplomatit vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut, e cila ka nxitur reagime të bartësve të institucioneve për shkak të disa simboleve që promovonin shtetin etnik të shqiptarëve.