Hoxha Cen Bala del në mbështetje të Arian Tahirit dhe kritikon Armend Mujën

13 qershor 2025 | 18:16

Hoxha dhe humanisti i njohur nga Mitrovica, Cen Bala, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit, Armend Muja, i cili e quajti nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës dhe kandidatin për kryetar, Arian Tahiri, “çun i ri”.

Përmes një koment, Bala ka shprehur përkrahje të plotë për Arian Tahirin, duke theksuar se ai është një doktor shkence që këtë titull e ka fituar në moshë të re, në dallim nga të tjerët që, sipas tij, arrijnë tituj akademikë në moshë të shtyrë.

“Sot është hera e 31-të që po përpiqem ta bind veten se ky ‘manikeni’ Armendo nuk të çon askund. Çun i ri bëhesh doktor, jo pasi plakesh si ti. Mjerë qyteti që të ka”, shkroi Bala në reagimin e tij.

Ky qëndrim i hoxhës së njohur vjen në një kohë kur gara për udhëheqjen e Mitrovicës është intensifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.06.2025 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…