Hoxha i PDK-së: Qeveria Hoti e vonuar dhe pa plan konkret për ta nisë mësimin më 1 shtator

16 gusht 2020 | 18:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka vlerësuar se qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti ka dështuar sa i përket ciklit mësimor në Kosovë. “Qeveria Hoti, e vonuar dhe pa plan konkret për ta nisë mësimin më 1 shtator!. Edhe pse kaluam gjysmën e muajit gusht kjo qeveri ende nuk ka bërë përgatitjet e nevojshme për ta nisur mësimin me 1 Shtator”, ka deklaruar ai.

Hoxha tutje ka thënë se Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me IKSHP-në,  duhet që të hartojnë udhëzues profesional përmes së cilit t’i njoftojnë të gjitha komunat e Kosovës rreth mënyrës së organizimit të mësimit në shkolla. “Sigurisht që vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet shmangies së qëndrimit të nxënësve në grupe, rregullimit të tavolinave në klasa, orarit të mësimit, distancës ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve etj”.

Postimi i plotë i Hoxhës  në “Facebook”:

Qeveria Hoti, e vonuar dhe pa plan konkret për ta nisë mësimin më 1 shtator!.

Edhe pse kaluam gjysmën e muajit gusht kjo qeveri ende nuk ka bërë përgatitjet e nevojshme për ta nisur mësimin me 1 Shtator.

Ministria e Arsimit ka përmendur 3 skenar të mundshëm për fillimin e mësimit, por ende nuk ka hartuar ndonjë udhëzues profesional se si do të implementohen cilido nga këta skenar.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë në bashkëpunim edhe me IKSHP-në duhet që të hartojnë udhëzues profesional përmes së cilit t’i njoftojnë të gjitha komunat e Kosovës rreth mënyrës së organizimit të mësimit në shkolla, sigurisht që vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet shmangies së qëndrimit të nxënësve në grupe, rregullimit të tavolinave në klasa, orarit të mësimit, distancës ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve etj.

Një çështje tjetër po ashtu e rëndësishme që nuk është trajtuar fare, është çështja e organizimit të transportit të nxënësve në shkolla. Duhet t’i kushtohet rëndësi shumëfishimit të mjeteve transportuese në mënyrë që numri i nxënësve në mjetet e transportit të jetë sa më i vogël.

Ministri i Arsimit dhe ai i shëndetësisë duhet të krijojnë një sistem të ri të monitorimit të shëndetit në shkolla, i cili do të përdoret për të gjurmuar çdo rast të mundshëm të infektimit me COVID-19. Nxënësit apo stafi që tregojnë ndonjë simptomë, duhet të testohen menjëherë, ata që rezultojnë pozitiv nuk duhet të kthehen në shkollë deri në shërimin e tyre të plotë.

Qeveria edhe pse e ka rishikuar buxhetin në kohë pandemie nuk ka ndarë fond të veçant për organizimin e mësimit në shkolla. Për ta nisur mësimin në shkolla, paraprakisht duhet të ndërmerren një varg masash si në vijim:

Furnizimin e nxënësve me maska

Rritje të numrit të personelit në shkolla

Investime shtesë në furnizime  me  dezinfektues të duarve dhe pastrim  të shpeshtë të hapësirave

Rritjen e numrit të testimeve kundër COVID-19

Rritje të numrit të stafit shëndetësor të cilët do të angazhohen në shkolla

Ofrimin e mbështetjes për shëndetin mendor për nxënësit që kanë nevojë

Ofrimin dhe mbështetjen e nxënësve dhe  studentëve me nevoja të veçanta

Në mungesë të paaftësisë dhe papërgjegjësisë institucionale për të ndarë mjete financiare ekziston rreziku që asnjë nga këto masa nuk do të mundë të implementohen më 1 shtator.

Kjo është pa përgjegjësi institucionale!

Sejdi Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë…