Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena
Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte sugjeruar se PDK udhëhiqet nga figura të tjera jashtë partisë.
Hoxhaj theksoi se qytetarët e dinë se PDK-ja udhëhiqet nga kryetari aktual, Bedri Hamza, dhe se në këto zgjedhje duhet të ballafaqohen me ide dhe jo me rrena. Ai gjithashtu komentoi situatën e ish-udhëheqësve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke shprehur shpresën se pranvera do të sjellë drejtësi për Kosovën.
“Kryetari i PDK-së është Bedri Hamza dhe nuk është hera e parë që Kurti në fushatë bën deklarata të tilla për ndonjë subjekt politik, se kush merr vendime në PDK dhe çfarë është PDK-ja e dinë qytetarët tanë. Prandaj ne e ftojmë Kurtin që në këto zgjedhje të ballafaqohemi me ide, dhe jo me kësi rrena. Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në Hagë dhe shpresojmë që pranvera t’i sjellë në Kosovë. Ndërsa në këto 5 vitet e fundit është parë se kryesia e PDK-së dhe forumet e partisë kanë punuar si duhet,” tha Hoxhaj.



