
Hoxhaj kujton Vokrrin: Faleminderit për emocionet e jashtëzakonshme, sukseset historike dhe trashëgiminë madhështore që na le pas, mjeshtër
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj bashkë me deputetin Bekim Haxhiun dhe djalin e Fadil Vokrrit, Gramozin bënë homazhe të varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Hoxhaj ka thënë se ikona e Prishtinës e udhëhoqi i vetëm anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
“Në tre vjetorin e vdekjes së hershme të legjendës tonë të futbollit, Fadil Vokrri, bashkë me djalin e tij Gramozin dhe deputetin Bekim Haxhiu bëmë homazhe tek varri i tij. Ikona e Prishtinës, miku ynë i dashur që udhëhoqi i vetëm anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, po i mungon si asnjëherë stadiumeve në të cilat sot po luajnë dardanët tanë. Në një jetë kushtuar futbollit, brenda dhe jashtë fushës, Fadili na bëri të mburremi me të deri në ditët e tij të fundit. Sot dhe përgjithmonë, faleminderit për emocionet e jashtëzakonshme, sukseset historike dhe trashëgiminë madhështore që na le pas, mjeshtër. Na mungon!”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/