Hoxhaj për Bukoshin: E deshi Kosovën me zemër

10 qershor 2025 | 13:16

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdeljen e ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Hoxhaj në ngushëllimin e tij, ka thënë se Bukoshi nuk ishte tërhequr edhe kur Kosova ishte në periudhat më të vështira, sepse ka dashur me zemër vendin tonë.

“Lamtumirë, kryeministër! Në një nga periudhat më të vështira për Kosovën, ti nuk u tërhoqe. E deshe me zemër Kosovën dhe i qëndrove besnik idealit të saj për liri dhe shtetësi. Me urtësi, vendosmëri dhe veprime konkret, i dhe drejtim dhe shpresë një populli në kërkim të dinjitetit dhe të ardhmes. Sot, në ndarjen tënde nga jeta, Kosova nderon një nga njerëzit e saj më të përkushtuar U prehsh në paqe, Bujar Bukoshi!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”..

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka duket se ka marrë vendim përfundimtar për…