Hoxhaj për fitoren e shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët

22 qershor 2020 | 12:09

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës, për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, njëkohësisht fitoren e tyre.

Ai ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për politikën e gjithë spektrit shqiptar, raporton “Epoka e re”.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në një listë të përbashkët garuan në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe fituan një zë të fuqishëm prej katër deputetësh, që do të përfaqësojnë interesat e tyre kombëtare e të mirëqenies në këtë parlament. Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për politikën e spektrit shqiptar, por edhe për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe rolit të tyre më proaktiv në vendimmarrje qendrore e lokale. PDK në vazhdimësi është angazhuar për nevojën e sendërtimit të një politike përbashkuese të shqiptarëve në rajon dhe kjo fitore është një hap tutje drejt fuqizimit të rolit të shqiptarëve në Ballkan! Urime fitoren dhe na priftë e mbara së bashku!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali famëkeq i mishit të qenit është hapur në Yulin…