
Hoxhaj: Thirrjet raciste tejkalojnë çdo vijë të kuqe të bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoninë e Veriut
04 gusht 2025
| 21:16
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka thënë se thirrjet raciste dhe fashiste “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët” të bëra në një ndeshje sportive në Kumanovë janë një akt i rëndë që tejkalon çdo vijë të kuqe të bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave demokratike në Maqedoninë e Veriut.
“Shqiptarët kanë kontribuar me përgjegjësi dhe sakrificë për stabilitetin dhe europianizimin e Maqedonisë së Veriut dhe meritojnë respekt të plotë. Askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin e një kombi që është shtetformues, faktor paqeje dhe partner kyç në rrugën euroatlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.