Hoxhaj thotë se do të kandidojë për kryetar të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme

25 qershor 2025 | 22:45

Enver Hoxhaj e ka pohuar të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

“Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në çdo nivel”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeminstër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, e shoh sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe shoh politikën e jashtme si prioritet të tretë”.

Ai foli gjerë e gjatë sonte në Rubikon rreth situatës në vend, dhe si e sheh rrugdaljen nga kriza aktuale politike dhe ajo, siç e konsideron ai, shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u…